Kryeministri Hoti bën thirrje për kujdes

Kryeministri Avdullah Hoti, edhe një herë u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm në respektimin e masave anti Covid e sidomos tani që fillon viti shkollor.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti thekson se edhe pse numri i rasteve të reja me Koronavirus ka shënuar rënie, numri i rasteve me fatalitet vazhdon të mbetet i lartë, transmeton Fokusi.info.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Ditëve të fundit, si rezultat i respektimit më të mirë të masave, numri i rasteve të reja me covid-19 ka qenë në rënie. Por, për fat të keq, numri i rasteve me fatalitet mbetet tepër i lartë. Shumë familje po humbin të dashurit e tyre.

Shtatori është shumë afër kur mijëra nxënës, prindërit e tyre dhe arsimtarët do të jenë në kontakt me njëri tjetri, duke e shtuar shumë rrezikun e infektimit.

Prandaj, na duhet kujdes i shtuar. Ju lutem, respektoni masat.