Kryeministria nuk i shpëton tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit

Zv.ministri Artan Shkreli ka publikuar fotot dhe ëshstë shprehur se salla po i nënshtrohet rehabilitimit dhe përforcimit me fibra karboni. Gjithashtu pësuan mjaft plasaritje edhe salla dopio-volum e hartave me strukturat mbajtëse.

As vendi më i ‘pathyeshëm’ në vend, Kryeministria nuk i ka shpëtuar tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Kujtojmë që protestuesit e drejtuar nga Basha tentuan të hynin brenda, duke shkatërruar çfarë gjenin përpara, por ata nuk mundën të depërtonin në derën hyrëse.

Por tërmeti i 26 nëntorit ‘depërtoi’ lehtësisht brenda duke sjellë dëmtime.

Për herë të parë janë publikuar foto nga zyrat e kryeministrit Rama, ku tërmeti ka shkaktuar shumë dëme.

Zv.ministri Artan Shkreli ka publikuar fotot dhe është shprehur se salla po i nënshtrohet rehabilitimit dhe përforcimit me fibra karboni.

“Kryeministria gjithashtu u trondit nga termeti i dt. 26.11.19, dhe në sallën dopio-volum të hartave strukturat mbajtëse pësuan mjaft plasaritje.

Ishte fat i madh që pikërisht parvjet të dy katet e poshtme, përfshi bazamentin, u përforcuan në pikepamje konstruktive dhe u sollën në norme sizmike duke shpëtuar me siguri qendrueshmerinë e objektit”, ka shkruar Shkreli.

Ai ka thënë se është një sallë e bukur e me karakter të theksuar monumental, që po i nënshtrohet rikonstruktimit.

Foto nga kryeministria