Ku shkojnë mushkonjat në dimër?

Të gjithë e duam verën, por një nga gjërat që na bezdis më shumë nga kjo stinë janë mushkonjat, të cilat nuk lënë rast pa na pickuar. Mushkonjat janë të kudogjendura muajt e ngrohët të vitit, po në dimër çfarë ndodh me ta, ngordhin apo shkojnë në një vend tjetër? 

Në dallim nga zogjtë, mushkonjat nuk shtegtojnë, pasi nuk janë gjendje të fluturojnë kaq larg. Pyetjes ku shkojnë në dimër mushkonjat, është e ndryshme për ato femra dhe ata meshkuj.

Mushkonjat meshkuj: Ata ngordhin, dhe nuk ka të bëjë specifikisht me të ftohtin. Mushkonjat meshkuj kanë një jetëgjatësi më të shkurtër sesa mushkonjat femra. Ata ngordhin në vjeshtë, pas çiftëzimit.

Mushkonjat femra: Ato jetojnë dhe në dimër, bëjnë gjumë letargjik, që njihet si koha e pushimit të tyre. Gjatë vjeshtës ata gërmojnë në tokë, për të qëndruar aty në dimër. Letargjia zgjat deri në 6 muaj, në kushte ngrirjeje ose pa ujë. Ato e rifillojnë jetën vetëm kur ka ujë dhe është ngrohtë. Mushkonjat femra dalin nga letargjia gjatë pranverës, ku përgatiten për hedhjen e vezëve të tyre, prandaj kanë nevojë për temperatura optimale, që vezët të zhvillohen./Dritare.net