Kur dilni nga makina, derën hapeni me dorën e djathtë – ja pse kjo është me rëndësi (video)

Shumë lehtë është të harroni se makinat janë të rrezikshme, madje edhe kur janë të parkuara.

Sa herë u ka ndodhur të prakoni makinën pranë një rruge të qarkullueshme, të nisni të hapni derën kur në çast e kuptoni se prapa jush është biciklisti apo një makinë tjetër?

Ndonëse ndoshta shkaktimi i ndeshjes deri sa jeni i parkuar duket si lajm nga rubrikat ‘lajme bizare’…

Gjëra të tilla ndodhin, sidomos në qytetet të mëdha dhe mund të jenë vdekjeprurëse për biciklistin prapa shoferit.

Në të vërtetë, vetëm në Britani të Madhe 600 njerëz janë lënduar apo edhe kanë humbur jetën për shkak të hapjes së pakujdesshme të derës së makinës.

Në shumë vende në situata të këtilla shoferi gjithmonë është fajtor, por, për fat – incidentet e tilla është shumë lehtë të shmangen nëse i përmbaheni këtij rregulli gjithmonë kur dilni nga makina.

E tëra që duhet të bëni është që me dorën e djathtë ta hapni derën kur dilni nga makina në vend se me të majtën – ja edhe pse.

Në këtë mënyrë trupi është i detyruar të rrotullohet, kështu që e shihni tërë rrugën prapa jush dhe kështu me kohë ndaloni në qoftë se gjendeni në situatë potencialisht të rrezikshme.