Kur seancat e Kuvendit mbahen pse të mos mbahen edhe dasmat

Afrim Muçiqi ndan një mendim me Labinot Tahirin.

Është bërë bujë e madhe çështja e dasmave dhe ahengjeve familjare, edhe këngëtari Afrim Muçiqi është kundër anulimit të tyre.

Ai në emisionin ‘Debat plus’ ka thënë se nëse seancat e Kuvendit mbahen dhe prezent janë 200 persona nuk sheh arsye për anulimin e ahengjeve familjare.

“Unë pajtohem plotësisht me Labinotin, absolutisht po. Edhe unë si anëtar edhe si artist i profesionit, i bashkangjitem kësaj thirrje jo tepër me qenë ekstreme por po du me ia shut edhe Labinotit edhe të tjerëve, por deshta me shut se kur ka mundësi që në Parlamenti i Kosovës të mblidhet me 200 veta pse s’ka mundësi në restorant ku sot janë shumë të mirë, të organizohen dasma jo me 500 vetë por me 200 po” ka përfunduar këngëtari.