Kur VV-ja e Kurtit shkruante gjërë e gjatë për ‘Natën e Tmerrit’ në Mitrovicë, ku ishte i përfshirë Oliver Ivanoviq

Kryeministri Albin Kurti ka befasuar me një video përkujtuese për politikan serb të vratë, Oliver Ivanoviq.

Kurti ka deklaruar se ‘kujtimi për Ivanoviqin do të mbetet gjithmonë gjallë’, si një njeri që ‘punoi për interesat e komunitetit të tij dhe qytetit’.

Por, arkivat e Vetëvendosjes, të fshira tashmë në faqen zyrtare të kësaj partie, flasin se si shihej Ivanoviqi dikur në sytë e Kurtit dhe Vetëvendosjes.

Ndërkohë që kjo parti është përkujdesur të bëj ‘delete’ gjithë arkivën e saj të dikurshme, megjithatë, Periskopi gjen shkrime të saj nëpër Facebook, si ky për Ivanoviqin.