Kurti e emëron Getoar Mjekun zëvendësministër

Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar Getoar Mjekun, zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Mjeku përmes Facebook.

Vendimi është marrë sot, më datë 29 mars.

Ministre e kësaj ministrie është Rozeta Hajdari.