Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit të ShBA-së, Joe Biden, Jake Sullivan.

Kurti e falënderoi Sullivanin për mbështetjen e ShBA-së në sigurinë kufitare, teksa kërkoi ndihmë më të madhe kundër siç tha ai, planeve luftarake të Serbisë.

“E sigurova atë për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi ynë për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundur”, tha Kurti, transmeton Fokusi.info.

Kujtojmë se gjatë ditës, Sekretari amerikan i Shtetit, i ka kërkuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që t’i tërheqë trupat ushtarake rrotull kufirit me Kosovën.