Kurti mbledh sot ministrat

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës sot në ora 14:00, njofton zyra për media e kryeministrit.

“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 14:00”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti pas disa ditë qëndrimi në ShBA ku mori pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares Madeleine Albright është kthyer në Kosovë.