Kurti: Me pakon për ringjalljen ekonomike kemi mbështetur rreth 800 mijë qytetarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të gjithë qytetarët të trajtohen pa dallim.

Gjatë fjalës së tij në tryezën ku po diskutohet për sfidat dhe mundësitë për komunitetin shkali, Kurti tha se me në drejtim të përmisimit të kushteve të jetës së këtij komuniteti, Qeveria e ka miratuar edhe strategjinë 2022/26.

“Për të harmonizuar veprimet strategjike në këtë drejtim kemi disa arritje si miratimi i strategjisë 2022-26. Për të parandaluar diskriminimin e kemi lansuar edhe platformën kombëtare për raportim e keqtrajtimit kurse në dy vitet e fundit Qeveria ka mbështetur të gjitha kategoritë sociale. Me pakon për ringjalljen ekonomike kemi mbështetur rreth 800 mijë qytetarë, apo çdo milje në vendin tonë”, tha Kurti.Ai shtoi e Qeveria po punon në krimin e kushteve të barabarta në shkollim, siç tha Kurti, si kundërpërgjigje ndaj kërkimit të lëmoshës e martesave të hershme.

Kurti tha se zyra për grante së fundmi ka ndarë edhe 300 mijë euro grante për QOJ dhe 100 mijë euro për medie në Kosovë.