Kurti: Ministrave nuk iu flasë nga tash dorë më dorë, ka të bëjë me Koronavirusin

Kryeministri Albin Kurti ka dalë në konferencë mas miratimit në Qeveri të masave rreth mbrojtjes nga prekja prej Koronavirusit.

Pasi ka prezantuar të gjitha masat, ai ka thënë se do të ndalojë së përshëndeturi dorë për dore me pjesëtarët e kabinetit të tij, njofton Klan Kosova.

“Nga sot ministrave dhe zëvendëskryeministrave nuk ua shtrëngojë dorën dhe kjo nuk do të thotë asgjë në raportet në mes nesh, ka të bëjë me Koronavirusin”, ka thënë Kurti.

Ai më tutje ka folur edhe për anulimin e disa konferencave ndërkombëtare të zyrtarëve shtetërorë për shkak të këtij virusi të shpallur pandemi.

“Është anuluar një konferencë në Bruksel dhe tash do të bëhet videokonferencë ka qenë e planifikuar për 17 mars. Tashmë kam aranzhuar takime për 18 mars në Bruksel dhe besoj se gjithçka do të shkojë në rregull. Më pas është takimi te Merkel. Këto takimet janë më kollajshme sepse në to nuk marrin pjesë shumë njerëz. Ka disa konferenca dhe janë anuluar ku është dashur të marrin pjesë ministrat tanë, nga Portugalia në Turqi”.