Kurti: Unë nuk e kam parë letrën me nënshkrim të presidentit Thaçi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në konferencë foli për thirrjen e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi që i ka bërë partisë së dytë për të formuar qeverinë e re pa shkuar në zgjidhje.

Kurti tha se një letër të tillë thirrjeje me nënshkrim ende nuk e ka parë, sipas tij vetëm është përfolur për një letër të tillë por ende nuk është parë.

“Unë nuk e kam parë letrën me nënshkrim, dhe me çfarë baze Kushtetuese e ligjore është bërë thirrja për partinë e dytë. Por që ka shkelje, nuk bëhet fjalë. Ku shkruan në Kushtetutë, që duhet pritur subjekti 20 ditë, as 19, as 21, as 25, ku e mori këtë numër 20, totalisht arbitrar”, tha Kurti në konferencë.