Kurti: Urime Shën Valentini të gjithë të dashuruarve dhe atyre që duan të bien në dashuri!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka bërë një urim për ditën e të dashuruarve.

Duke ndarë disa imazhe në llogarinë e tij në Instagram, ai uroj të gjithë të dashuruarit dhe ata që duan të bien në dashuri.

Postimi i plotë:

“Urime Shën Valentini të gjithë të dashuruarve dhe atyre që duan të bien në dashuri! Përputhja me njëvjetorin e fitores së madhe demokratike të 14 shkurtit 2021 është një rastësi e bukur”, shkroi Kurti./Fokusi.info/