Kush është shqiptari i ekzekutuar në sy të të dashurës në Spanjë

Ky eshte personi nga Lushnja të ekzekutuar me disa plumba në Spanjë.

“Oranews” mëson gjithashtu se bëhet fjalë për shtetasin Brandon Bregu, i cili u qëllua për vdekje teksa po konsumonte kafe me të dashurën e tij.

Ndërkohë zyra spanjolle për marëdhënie të ndërsjellta në Prokurorinë e Përgjithshme, ka shumë gjasa të kërkojë informacion palës shqiptare lidhur me profilin dhe begraundin kriminal të Brandon Bregut.

Shqiptari nga qyteti i Lushnjës, ishte duke qëndruar në tarracën e një lokali të njohur britanik të quajtur “The Orange Tree”, ku në sy të së dashurës është qëlluar, nga një person i armatosur dhe me maskë i cili u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë.

Bregu kishte disa vite që ishte larguar nga Shqipëria, duke bërë një jetë mes Spanjës dhe Anglisë.

Në Spanjë ai ishte proceduar dy herë për trafik të lëndëve narkotike dhe trafik të armëve.

Sipas mediave spanjolle aktiviteti i tij i paligjshëm duket se është bërë shkak edhe për eleminimin e tij, me disa plumba ditën e djeshme në El Albir. Ndërkohë për policisë shqiptare dhe gjykatat,42-vjeçari Brandon Bregu, nuk rezulton të ketë precedent penal.