Kush korri sukses dhe kush u zhgënjye nga rezultatet? (video)

Vetëm 133 vota iu munguan Fatmir Limajt dhe Behgjet Pacollit për të hyrë në Kuvend.

Kjo po del të jetë vetëm një nga befasitë që i nxori rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 6 tetorit.

Asnjë nga 12 ish-deputetët e Partisë Socialdemokrate nuk arriti ta rimarrë edhe një mandat. Për pasojë, Dardan Sejdiu që vetë mori 4562 bëri me dije se jep dorëheqje nga çdo pozitë në parti.

Struktura e re e Kuvendit nuk ka vend as për disa fytyra që patën disa mandate ne legjislativ. Si puna e Ismet Beqirit të LDK-së, apo Xhavit Halitit, Hajdar Beqës e Safete Hadergjonajt të PDK-së.