Kushtrim Kadriu akuzon njerëzit e Lutfi Hazirit se e kanë kërcënuar me jetë

Kryetari i Lëvizjes Vatra, Kushtrim Kadriu ka njoftuar se ka marrë një kërcënim me jetë nga Hekuran Haziri, i cili siç thotë Kadriu është afërm i Muhedin Hazirit, kryetarit të LDK-së në Zhegër dhe anëtar i kryesisë së LDK-së.

Kushtrim Kadriu ka publikuar në faqen e tij në Facebook edhe mesazhet e ardhur nga Hekuran Haziri, të cilin siç thotë rastin e ka paraqitur në polici.

“Ky kërcënuesi supozoj se është nxitur nga dikush brenda LDK-së së Gjilanit sepse, përndryshe si është e mundur që një njeri normal të kultivoj një urrejtje e tillë patologjike ndaj një rajoni të caktuar”, ka shkruar Kadriu.

Postimi i Kadriut në Facebook:

Njerzët e Lutfi Haziri kërcënojnë Kryetarin e “Vatrës” Kushtrim Kadriu Sot, pas një interviste ku ngritëm shqetësimin e qytetarëve lidhur me mungesën e ujit në Gjilan . Në adresën time elektorike mora një kërcënim për jetën time nga Hekuran Haziri i cili ishte i afërm i Muhedin Hazirit kryetarit të LDK-së në Zhegër, anëtarë i kryesisë së LDK-së. Unë rastin e paraqita në Policinë e Gjilanit, pres reagim serioz nga organet e rendit. Ky zotëri që më kërcënoi mua më tha se ne luginasit duhet të ikim nga kemi ardhur dhe të duhet ta lëshojmë Gjilanin, kjo është një urrejtje patologjike dhe një ksenofobi e hapur të cilën kohëve të fundit edhe në publik po e shfaqin edhe vet zyrtarë e lartë të LDK-së veqanarisht nga Abdyl Aliu asambleist i LDK-së. Ky kërcënuesi supozoj se është nxitur nga dikush brenda LDK-së Gjilanit sepse, përndryshe si është e mundur që një njeri normal të kultivoj një urrjetje e tillë patologjike ndaj një rajoni të caktuar. Ia rikujtoj Lutfi Hazirit se unë Kushtrim Kadriu rrjedh nga familja Kadriu cila ndaj Regjimin Serbo-Jugosllav me dekada ka rezistuar dhe ka dalur të ngadhënjyer, gjithashtu ngadhënjyem edhe mbi bashkëpuntorët më elitar të Udb-së