Kuvendi e miraton koeficientin në vlerë prej 105 eurosh

Me 63 vota për Kuvendi i Kosovës i ka miratuar në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin e Buxhetit për vitin 2023.

Ky vendim i Kuvendit parasheh që koeficienti për pagat të jetë 105 euro, i cili ishte edhe propozim i Qeverisë së Kosovës.

Pagat e muajit shkurt, tashmë do të dalin duke u bazuar në Ligjin e ri të Pagave.

Kjo çështje krijoi debate e përplasje të shumta në mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka propozuar që koeficienti i pagave të jetë 120 euro kurse Partia Demokratike 132.

Pakënaqësi për këtë ligj ka pasur në shumë sektorë, madje 18 ankesa janë deponuar te Avokati i Popullit.