Ky djal i ri u vra sot nga djali xhaxhait për disa ullinj dhe tokën!

Personi që shikoni në foto është 30 vjeçari Romeo Hasalla, i riu që u qëllua për vdekje sot me armë gjahu nga kushëriri i tij i parë, Kastriot Hasalla. Ky i fundit është shpallur në kërkim për ngjarjen bashkë me të vëllanë, Afrim Hasalla.

Viktima Romeo Hasalla, baba i dy fëmijëve të mitur, kishte dy ditë që ishte kthyer nga Greqia. Sot ai kishte shkuar bashkë me babain dhe vëllezërit për të punuar tokën, por humbi jetën. Kastriot dhe Afrim Hasalla ishin prej kohësh në konflikt me familjen e viktimave për një tokë të mbjellë me ullishte, e cila shkaktoi dhe viktima.

Kujtojmë se sherri për pronën u mbyll me një bilanc tragjik, disa kushërinjve në fshatin Garunjas të Lushnjes, ku mbeti viktimë një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:15, ku bëhet me dije se viktimë ka mbetur Romeo Hasalla, ndërsa janë plagosur babai i tij, Shaip Hasalla dhe dy vëllezërit Emiljano dhe Laert. Në kërkim për ngjarjen policia ka shpallur dy vëllezërit Afrim dhe Kastriot Hasalla, si dhe djalin e këtij të fundit, Mario Hasallën, 20 -vjeç./Gazeta Shqip