Lajçak i publikon fotografitë e takimeve me Kurtin e Vuçiqin: Përmes dialogut të shmangen tensionet

Në Bruksel janë zhvilluar sonte disa takime mes ndërmjetësuesve të SHBA-së dhe BE-së më kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Pas takimeve, Përfaqësuesi Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka publikuar fotografi me dy liderët, që do të takohen nesër kokë më kokë.

Ai ka thënë se po bëhen përgatitjet e fundit për nesër, për takimin mes Kurtit dhe Vuçiqit.

“Në prag të dialogut të nivelit të lartë në Bruksel, pata takime me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, për t’u përgatitur për diskutimet e nesërme”, ka shkruar Lajçak.