Laura Fazliu siguron medalje në Mastersin e xhudos në Jerusalem, kalon në finale

Laura Fazliu ka siguruar medalje në Mastersin e xhudos që po mbahet në Jerusalem.

Laura Fazliu, garon në kategorinë deri 63 kilogramë, ka arritur në finale të Mastersit, duke mposhtur në gjysmëfinale izraeliten Gili Sharir, medalisten e bronztë olimpike e botërore.

Fazliu ka realizuar dy hedhje ndaj Sharirit, dhe ka siguruar kalimin në finale të turneut të madh.

Ajo ka siguar medaljen e argjendtë.

Të martën për Kosovën fitoi medaljen e artë Distria Krasniqi, ndërsa Nora Gjakova doli e pesta, kurse Lorian Kuka pritet të garojë të enjten.