Lëndohet 13 vjeçari që drejtonte traktorin

Një fëmijë i moshës 13 vjeçare është lënduar në një vet aksident në fshatin Brod të Shtërpcës.

Sipas Policisë, deri sa ka qenë në lëvizje traktori, drejtuesi rrëzohet nga traktori dhe pëson lëndime trupore, ndërsa traktori vazhdon duke lëvizur dhe godet rrethojat e shkollës së fshatit Brod.

I lënduari është duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. /KosovaPress/