Lëndohet nga plumbi qorr një burrë në Deçan

Një burrë në Deçan ka pësuar lëndime trupore nga një plumb qorr dhe më pas ka pranuar trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një predhë.
Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Deçan 24.09.2022 – 12:50. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që në oborrin e tij kishte pësuar lëndime të lehta trupor nga një predhë e fishekut bredhacak (qorr). Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar.