Limaj godet Haradinajn: Kosovën nuk mund ta mbron vetëm një njeri nga Serbia

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thumbuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn duke i thënë se Kosovën nuk mund ta mbron vetëm ai, por vendin e mbrojnë të gjithë së bashku.

Në Gjakovë, kandidati për kryeministër Fatmir Limaj ka theksuar nevojën që të bëhen bashkë, pasi sipas tij Kosovën, kurrë asnjëherë nuk mund të mbrojë vetëm një njeri.

Limaj po ashtu iu paraqiti programin e tij qeverisës qytetarëve të Gjakovës, duke e cilësuar si më të nevojshmin për Kosovën.

“Kosovën kurrë, askush nuk ka me mbrojt vetëm një njeri, ne e mbrojmë bashkë. Asnjëherë Kosova nuk është zhvilluar vetëm me një njeri. Thirrja që veç me mua kryhen krejt është mashtruese”, tha ai.

Limaj sërish theksoi nevojën që pavarësisht dallimeve me partitë politike, ata nuk duhet të t’i shohin si armiq, teksa kërkoi debat me kundërkandidatët e tij për kryeministër.

“Rrafsh që nja 20 ditë jam duke i thirr hajdeni burra e gra dalim para qytetarëve, dalim në debat atje dhe u tregojmë njerëzve çka ofrojmë ne. Ejani dalim në debat bashkë, keni dashtë me dalë me e drejtuar vendin, dil tregoj qytetarit të Kosovës qysh ia zgjidh problemet, mos u fshih pas partisë, ne kemi shumë pyetje me iu bë, ju mua, ata mua dhe unë atyre, ejani dalim kush jemi. Me kërkua postin e kryeministrit e me u frikësua me dal në debat ata nuk meritojnë votë”, tha ai.