Limaj: Hoti nuk u konsultua me partnerët e koalicionit për shkarkimin e drejtorit të AKI-së

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk ka qenë i njoftuar për shkarkimin e drejtorit të AKI-së.

Lajmin për kërkesën e Hotit për dorëheqje drejtuar drejtorit të AKI-së, Limaj tha se e mori vesh nga mediat.

Lidhur me këtë temë, por edhe me atë të shkarkimit të drejtorit të Policisë, Limaj tha se Hoti as në këtë rast nuk i ka njoftuar partnerët e koalicionit.

“Hoti duhet të konsultohet me partnerët. Mora vesh nga mediat për shkarkimin e drejtorit të AKI’së”, është shprehur Limaj në T7.

Tutje, ai tha se ky veprim nga ana e Hotit ishte i ngutshëm.

“Mendoj se ky është veprim i ngutshëm. Nuk është konsultuar me ne as shkarkimin e drejtorit e Policisë. E kemi kaluar këtë çështje. Ne i dimë kompetencat e kryeministrit, ama janë disa tema me rëndësi nacionale”, ka thënë Limaj.

“Drejtori i Policisë dhe AKI-së nuk shkarkohet sepse unë kam ardhur në pushtet. Shkarkohet kur ka shkelje ligjore ose joefikasitet”.

“Unë po pres nga kryeministri një arsyetim të fortë lidhur me këtë çështje”, shtoi Hoti.