Limaj për ditëlindjen e 70-të të Jakup Krasniqit: Të uroj shëndet e kthim sa më shpejt në vend

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka uruar bashkëpartiakin e tij, Jakup Krasniqi për ditëlindjen e 70-të. Limaj thotë shumë ditëlindje si kjo, për motive kombëtare, ke pritur largë familjes e vendit për të cilin ke dhënë aq shumë kontribut.

“Përmes urtësisë tënde, dinjitetit, besnikërisë dhe vlerave të larta atdhetare, u ktheve në një udhërrëfyes për shumë nga ne shokët e tu, kështu luftën bashkë e bëmë më të lehtë dhe arritjen e lirisë më të shpejtë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë:

Gëzuar ditëlindjen, Baca Jakup!

Bac, ti sot feston ditëlindjen e 70-të. Shumë ditëlindje si kjo, për motive kombëtare, ke pritur largë familjes e vendit për të cilin ke dhënë aq shumë kontribut.

Përmes urtësisë tënde, dinjitetit, besnikërisë dhe vlerave të larta atdhetare, u ktheve në një udhërrëfyes për shumë nga ne shokët e tu, kështu luftën bashkë e bëmë më të lehtë dhe arritjen e lirisë më të shpejtë.

Sot në ditëlindjen tënde, të uroj shëndet të mirë e kthim sa më të shpejtë në vendlindje, pranë familjes, pranë shokëve që të presim. Të uroj edhe shumë vite tjera, Bac!
FL