Lirohet Aleksandër Gjoka

Lirohet këngëtari i mirënjohur Aleksandër Gjoka.

Ndërsa policia e ndaloi 3 ditë më parë, Gjykata e Tiranës ka vendosur që ai të lejë qelinë.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për këngëtarin e mirënjohur shqiptar.

Policia bëri të ditur dje se Gjoka ishte kapur i dehur në timon.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. Gj., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datën 23.12.2019, rreth orës 00.15, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën ‘Sotir Caci’ duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet’.

Pas testimit me aparat ‘Drager’, nga shërbimet e Policisë Rrugore  rezultoi se  ky shtetas drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’.