Lirohet rryma për pjesën e shpenzuar mbi blloktarifë

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) e ka miratuar uljen për 8 për qind për çmimin e rrymës për kilovatët e shpenzuar mbi blloktarifën prej 800 kilovatësh për konsumatorët familjarë.

Deri tash, çdo shpenzim mbi 800 kilovatë ka kushtuar 14.45 centë për tarifën e lartë (të ditës) dhe 6.81 centë për tarifën e ulët (atë të natës). Me zbritje çmimi i kilovatit të shpenzuar mbi blloktarifë kushton 13.29 centë për tarifën e lartë dhe 6.26 për tarifën e ulët.

Vendimi është arsyetuar me uljen e çmimit të importit dhe me uljen e nivelit të shpenzimit.

Tarifat e reja vlejnë për periudhën nga 1 prilli 2024.

Tarifat e deritashme ishin vendosur vitin e shkuar. Blloktarifa prej 800 kilovatësh në muaj ishte caktuar në vitin 2022. Kushdo që shpenzonte mbi 800 kilovatë në muaj tarifat shtrenjtoheshin ndjeshëm.

Lini një Përgjigje