Liverpool fiton derbin ndaj Tottenham

Liverpooli ka fituar derbin e Premierligës ndaj Tottenham.

Liverpool ka fituar ndaj Tottenham në udhëtim me rezultat 1-3, shkruan Fokusi.info.

Liverpool ka kaluar në avantazh në fundin e pjesës së parë me golin e Roberto Firminos.

Me të filluar pjesa e dytë, Arnold thelloi avantazhin e “Reds” në 0-2, por Tottenham reagoi shpejt me golin e Hojgbjerg – i cili shënoi pas 49 minutave lojë.

Liverpooli me anë të Mane vulosi fitoren në minutën e 64’të.

Me këtë fitore, Liverpool ngjitet në vendin e katërt me 37 pikë, kurse Tottenham pozicionohet në vendin e gjashtë me 33 pikë.