Llamarina përfundon në shtyllën e tensionit të lartë, bien pemët! Stuhia dëmton rrjetin elektrik (foto)

Stuhia e mbrëmshme në Shqipëri veç dëmeve materiale, ka dëmtuar edhe rrjetin elektrik në disa qytete.

Për shkak të motit të keq gjatë natës se mbrëmshme dhe në vazhdim, janë dëmtuar disa linja tension i mesëm dhe rajonet me te prekura nga defektet janë Burreli, Shkodra dhe Durresi (zona e Krujës).

Stuhia e natës, e shoqëruar me shkarkesa atmosferike, shkaktoi rrëzim të pemëve mbi përcjellësit elektrik, duke i këputur.

shqiptarja.com