Lufta në Ukrainë, sulme të forta artilerie dhe raketash në Kiev

Rreth orës 23:45 me orën lokale të së martës, sulme të forta artilerie dhe të raketave u dëgjua në Kiev, sipas një ekipi të CNN në terren.

CNN raportoi më herët se luftimet intensive vazhduan rreth periferive të Kievit të martën pasdite, veçanërisht në veriperëndim dhe verilindje të qytetit, pavarësisht se zyrtarët rusë thanë se Moska po tërhiqte disa njësi larg kryeqytetit dhe Chernihiv.