Luftëtarët reagojnë ndaj postimeve të politikanëve

Luftëtarët e UÇK-së, të nxitur nga sjelljet e politikanëve kanë reaguar me postime të ndryshme, shkruan Fokusi.info

Në një postim në facebook, luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili në luftë kishte ardhur nga Zvicra dhe ka shërbyer në Koshare, Artim Elmazi ka kritikuar politikanët për postimet që po i bëjnë, duke iu thënë se shkaku i tyre, shumë familje po vuajnë.

Ndërsa mbështetje statusit të tij i ka dhënë ish komandanti i tij, i batalionit të IV të ZO të Dukagjinit, Pren Marashi që e quan shembull të luftëtarit të vërtetë/Fokusi.info/