Makina inteligjente “këput” me gjoba shoferët që shkelin rregullat në Shqipëri

Policia e Shtetit në Shqipëri po shfrytëzon një makinë inteligjente, me qëllim të parandalimit të aksidenteve rrugore.

Prej disa ditësh, kjo makinë ka filluar funksionimin për monitorimin e qarkullimit rrugor, duke evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, pa vendosur rripin e sigurimit, që kryejnë parakalime të gabuara apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Drejtuesve të automjeteve që konstatohen nga makina inteligjente në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, gjoba do t’ju dërgohet në adresat e banimit të tyre.