Makinat përplasen në Kamëz, shpëtojnë për ”një fije” shoferët (Foto)

Dy makina janë përplasur paraditen e sotme në Bulevardin Blu në Kamëz. Një mjet tip benz me targa AA 853 OA është goditur me një fuoristradë tip BMW të zezë.

Edhe pse përplasja ka qenë e fortë drejtuesit e automjeteve kanë shpatuar pa pasoja dhe pa asnjë lëndim. Shqiptarja.com siguron fotot nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë prej aksidentit ka pasur dhe trafik të rënduar në aksin që lidh Fushë- Krujën me Tiranën.