Maqedonci: Bazamenti i të gjithave ishte dhe është UÇK-ja

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili disa ditë më parë është emëruar ministër në Qeverinë e Kosovës, ka theksuar në një intervistë të fundit se bazamenti i të gjitha të arriturave të tij është dhe mbetet Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Ai ka thënë se do të mundohet që të kryejë detyrat me nder dhe do të jetë në shërbim të shtetit e atdheut, siç ka qenë çdo herë.

Ministri Maqedonci, ka folur edhe për etapat nëpër të cilat ai ka kaluar, duke filluar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Bazamenti i të gjithave ka qenë është UÇK-ja. Të gjitha etapat që kam kaluar më kanë formësuar”, ka deklaruar ai për RTK Prime.