Maqedoni e Veriut: 41 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se janë konfitmuar edhe 41 raste të reja me koronavirus në vend.

Ndërkohë një lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit nuk janë regjistruar viktima.

Nga 649 teste të kryera, 17 persona kanë dalë pozitivë në Shkup, 11 në Kumanovë, 5 në Prilep, 3 në Tetovë ndërsa në Kavadrac, Gostivar, Kriva Pallankë, Kërçovë dhe Negotinë ka nga një të infektuar.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë ka arritur në 1,300 ndërsa i të vdekurve mbetet në shifrën 56.

Gjatë 24 orëve të fundit 29 persona janë shëruar duke e çuar në 301 numrin e përgjithshëm të tyre.