Maqedoni e Veriut, 5 viktima dhe 312 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer gjithsej 2.605 teste, prej të cilëve 312 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Numri më i lartë i të cilëve është nga Shkupi – 181, Kumanovë-12, Manastir-13, Prilep-17, Tetovë-3, Kavadar-13, Veles-8. Gostivar-8, Ohër -11.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë për 290 pacientë të shëruar dhe 5 të tjerë të cilët e kanë humbur betejën me koronavirus.