Matoshi: Për Kurtin do të ishte ‘natë e madhe’ nëse premtimet e tij s’do ishin dështime

Komentatori politik, Halil Matoshi ka komentuar qeverisjen e Kurtit në dyvjetorin e saj sot në emisionin “Politiko”, me c’rast ka kritikuar Qeverinë duke thënë se do të ishte natë e madhe po t’i kishte përmbshur të gjitha premtimet që i ka dhënë, duke mos harruar t’i kundërvihet as deputetës së VV-së, Kryeziu-Hysenit që më parë tha se kush e do atdheun me 14 shkurt e ka votuar Kurtin.

“Do të ishte shumë inkurajues dhe për neve do të ishte përnjeime natë e madhe po qe së të gjitha këto që zonjat e nderume i thanë të ishin të vërteta. Por, znj.Kryeziu e përmendi një fakt me të cilin pajtona, që atdheu e meriton dashurinë e secilit nga ne dhe për këtë vend njerëzit e kanë themelu në vitet e 90-ta lëvizjen më të fuqishme antifashiste kundër Millosheviqit, rezistencën paqësore dhe kanë shku në luftën çlirimtare e i kanë lënë gjymtyrët e veta e sot përbuzën qoftë nga ministri i Financave i cili me fjalimet e tij bizare thotë më mirë na kish dal me marrë mercenarë. Të gjitha janë dështime fatale, njëherë ka thënë se kushërirat janë për dasma e tani prej zv.kryeministrit e deri të Presidentja kanë shti në punë njerëz familjarë”, ka thënë Matoshi.

Tutje, Matoshi ka thënë se ka edhe disa anë pozitive të Qeverisjes Kurti duke përmendur sigurimin e vaksinave dhe arritjen e bindjes së një numri të madh të qytetarëve për t’u vaksinuar, ndaljen e referendumit të Serbisë dhe miratimin e ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.