Mbahet Konventa e parë studentëve të Universitetit të Prishtinës

Qeveria e Kosovës dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë konventën e studentëve të Prishtinës, e cila mbahet për herë të parë në Republikën e Kosovës.

Në ketë konventë do të miratohen një rezolutë, lidhur me kërkesat dhe nevojat e të rinjve drejtuar, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Konventa mbahet në amfiteatrin e Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës.

Në këtë konventë marrin pjesë 500 student nga drejtime të ndryshme të Universitetit të Prishtinës.