Mbërrijnë 98 shqiptarë nga Bari, pritet riatdhesimi i 132 të tjerëve nga Roma

Mesditën e sotme ka mbërritur në Rinas nga Bari avioni me 98 shqiptarë nga Italia. Ata do të drejtohen drejt Durrësit ku do të karantinohen për 14 ditë.

“Isha në Leçe, një muaj të izoluar. Kam paguar për dhomë treshe. Na matën temperaturën në Itali dhe këtu. E kishim të domosdoshme të kthehemi se pa punë”.

“200 euro, jemi tre persona dhe kemi marrë dhomë treshe në hotel”.

Megjithatë ka pasur shumë shqiptarë që kanë pasur probleme me aplikimin.

Për shkak se dhomat teke kanë qenë të zëna kanë paguar për dhoma dyshe dhe treshe.

Gjatë ditës së sotme pritet të vinë dhe 132 shtetas të tjerë nga Roma.

/Ora News.tv/