Mbyllet afati i koalicioneve në KQZ, vetëm këto parti aplikuan bashkë

Ka përfunduar afati për paraqitjen e koalicioneve parazgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi ka thënë se për certifikim për koalicion kanë aplikuar vetëm dy parti.

“Gjatë aftit të vendosur në KQZ janë deklaruar këto parti politike që kërkojnë certifikim për koalicion. :  Koalicioni VAKAT, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe Koalicioni ZAJENO, i përbërë nga partitë politike Pokret za Gora (PG) dhe Graðanska Inicijativa Gore (GIG)”, ka deklaruar Elezi.