Mbytet varka e peshkimit afër ishullit të Sazanit/ Shpëtohen dy marinarët

Një varkë peshkarexhë është mbytur në afërsi të ishullit të Sazanit.

Fatmirësisht dy marinarët, të cilët ndodheshin në të, kanë mundur të shpëtojnë.

Mësohet se këta të fundit kishin dalë për të peshkuar deri në momentin kur uji ka hyrë në varkë.

Roja bregdetare dhe disa peshkatarë i janë vënë menjëherë në ndihmë.

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur edhe policia kufitare./CNA.al