Me Lamborghini 250 mijë euro nëpër Tiranë, elbasanlliu e vodhi në Gjermani për ta shitur në Shqipëri

Një 38-vjeçar nga Elbasani, por me banim në Gjermani, u arrestua nga policia në Tiranë, me një Lamborgini Huracan, të vjedhur, një makinë tepër luksoze me vlerë 250 mijë euro. I arrestuari, akuzohet nga policia se vidhte makina në Gjermani, i sillte ato në Shqipëri dhe i shiste në bashkëpunim edhe me një 43-vjeçar me inicialet B.M, gjithashtu banues në Gjermani, i cili është shpallur në kërkim.

Në një operacion të koduar “Luxury Cars”, policia zbuloi se automjeti kishte hyrë në Shqipëri më 13 korrik të këtij viti. Nga shteti Gjerman “Lamborghini Huracán” zyrtarisht është deklaruar i vjedhur më datë 30 korrik 2019.

Shërbimet e Policisë pas kontrolleve të kryera, kanë konstatuar automjetin dhe menjëherë bën bllokimin e tij.

I arrestuari M.D., 38 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Stuttgart, Gjermani, akuzohet për veprat penale ‘’Trafikimi i mjeteve motorike’’ dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale’’.

Policia shpalli në kërkim bashkëpunëtorin B.M., 43 vjeç.

 

Lamborghini i sekurstruar

Shqiptarja.com