Më në fund: Në Wuhan ‘futbolli e mposht’ koronavirusin

Pas gati tre muajsh, ku edhe filloi pandemia, nga Wuhan mbërrin një fotografi që tregon se pandemia në këtë qytet është kaluar.

Wuhan Three Towns është një ekip nga Wuhan që luan në Ligën e Tretë, dhe ata janë skuadra e parë që janë rikthyer në stërvitje në ritëm normal.

“Për një kohë të gjatë ishim në izolim, ishim të frikësuar, nuk e dinim se çfarë po ndodhte. Ne u kujdesëm për ne dhe familjet tona”, ka deklaruar ndihmës trajneri Yu Chen.

“Tani situata ka ndryshuar, është kthyer në normale. Njerëzit po kthehen në punë,dhe lojtarët e futbollit janë në stërvitje”.

https://twitter.com/AFP_Sport/status/1240925693434683397?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1240925693434683397&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button

Kujtojmë se në Evropë, të gjitha kampionatet janë pezulluar shkaku i koronavirusit./Lajmi.net