Më parë vdes nga virusi sesa bëj analizë me test nga Serbia

Nënkryetari i Komunës së Shtimes, Rrahman Jakupi, i cili ka qenë edhe ushtar i UÇK-së, përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar pas lajmit se nga Serbia janë marrë donacion 1 000 teste për koronavirus, transmeton Fokusi.info.

Jakupi ka thënë se më përpara pranon të vdes sesa të bëjë tesin e koronavirusit me teste të ardhura doancion nga Serbia.

“Ma parë pranoj me vdekë se me ba testin e Coronvirusit me doancion të Serbisë”, ka shkruar Jakupi.