Laura Fazliu ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane për juniore, që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.
Nga Komiteti Olimpik i Kosovës kanë njoftuar se Fazliu e fitoi medaljen e artë në kategorinë -63kg.
“Garuesja jonë fitoi medaljen e artë në kategorinë -63 kg, duke fituar katër luftëra, ndërsa rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë. Në finale Laura mundi holandezen Nadia Krahten”, thuhet në njoftim.
Kjo është medalja e dytë për Kosovën nga kjo garë. Edhe xhudistja Flaka Loxha, dje ka fituar një medalje të artë në kategorinë -57kg.