Mehaj viziton nënën e dëshmorit, pas rastit që i ndodhi

Ministri Armend Mehaj ka vizituar të moshuarën, e cila ditë më parë është keqtrajtuar nga ana e disa infermiereve në një shtëpi për të moshuar.

Mehaj në Facebook ka shkruar se nënat e ushtarëve të UÇK-së, janë më meritoret për lirinë e vendit.

“Ne nuk guxojmë t’ia lejojmë vetes e as pasardhëve tanë që t’i harrojmë ato, të harrojmë sakrificën dhe qëndresën e tyre, e aq më pak nuk guxojmë as të mendojmë të mos t’i respektojmë. Kjo nuk na falet, këtë nuk guxojmë ta falim”, ka shkruar ndër të tjera ai.