Mehmetaj: Vetëvendosje rritet atëherë kur dëshiron Serbia

Gazetari, Lirim Mehmetaj, ka thënë Lëvizja Vetëvendosje rritet “atëherë kur dëshiron Serbia”.

Mehmtaj, ka theksuar se sipas sondazheve, momentin kulminativ, VV-ja e ka në dy raste, të dyja rastet kanë lidhje me Serbinë.

“Vetëvendosje rritet atëherë kur dëshiron Serbia. Sipas sondazhve momentin kulminativ VV-ja e ka në dy raste. Kur Serbia i merr peng ata policët dhe i lëshon dhe kur Serbia vendos me ngritë barrikada në veri. Pra janë dy aksione që nuk kanë të bëjnë parimisht me veprim të Qeverisë, por, kanë të bëjnë me veprim kriminal të Serbisë.

Dorën në zemër nuk e di çfarë lëvdata munden me nxjerr VV-ja ose Qeveria nga kjo rritje. Ku e sheh dhe po i dëshmohet përmes sondazhit, që duhet Serbia me reaguar për me u rrite VV-ja”, ka thënë Mehmetaj në “Debat Plus”.