Memli Krasniqi e largoi nga Kryesia e PDK-së, reagon Sami Lushtaku

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku është deklaruar pas zgjedhjes së Kryesisë së re të PDK-së.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, u ka uruar punë të mbarë dhe të suksesshme anëtarëve të rinj të Kryesisë.

Lushtaku deklaroi se secili personalitet i zgjedhur duhet të jap kontributin e tij për pozitën që mban.“Kryetarit Memli Krasniqi dhe kryesisë së re të Partisë Demokratike të Kosovës i dëshiroj punë të mbarë e suksese në angazhimin e tyre për rritjen dhe fuqizimin e PDK-së.

Secili personalitet, kushdo qoftë e kudo qoftë, duhet ta jap kontributin e tij maksimal në pozitën të cilën e mban!”, ka shkruar ai.

Anëtarët e rinj të Kryesisë së partisë janë: Bernard Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Çollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi./Fokusi.info/