Memli Krasniqi emëron Faton Abdullahun zëdhënës të PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë ditës së sotme ka emëruar zëdhënësin e ri të PDK-së.

Krasniqi detyrën e zëdhënësit të PDK-së ia ka besuar Faton Abdullahut.

Memli ka theksuar se Abdullahu i takon brezit të intelektualëve me mendime të thella demokratike, kontributi i të cilit është parë në disa rrafshe.

Kujtojmë që me ardhjen e Krasniqit në krye të PDK, kanë filluar edhe ndryshimet në strukturën e brendshme të partisë më të madhe opozitare në vend. /Fokusi info/