Memli Krasniqi takon shefin e Zyrës së BE-së dhe ambasadorët gjerman, francez e italian – PDK do të luajë rol konstruktiv

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog, Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, Ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde dhe Ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, ku kanë diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në vend, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se PDK do të luaj rolin e saj konstruktiv që i shërben interesit qytetar dhe të ardhmes euro-atlantike të Kosovës.

“Ambasadorët evropianë i falënderova për përkushtimin dhe kontributin e tyre në kultivimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe i sigurova se edhe sot, kur Kosova po kalon nëpër sfida të natyrave të ndryshme, PDK do të luaj rolin e saj konstruktiv”, ka shkruar kreu i PDK-së.